Shifra të frikshme! Facebook thyen rekordet e fitimeve nga reklamat

Algoritmi i reklamave në Facebook është kthyer në një mënyrë për të bërë para pafund.

Sipas të dhënave nga 3 mujori, rezulton se Facebook ka përfituar shifra marramendëse prej 10 miliardë dollarë.

Rreth gjysma e kësaj shume (4.7 miliardë dollarë) janë fitime të pastra për kompaninë, ndërsa pjesa tjetër janë shpenzime, ku koston më të madhe e ka pasur siguria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mark Zuckerberg u deklaruar investitorëve se politikat e kompanisë në fushën e sigurisë në të ardhmen do të kenë një ndikim edhe më të madh tek fitimet, duke i reduktuar ato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e tij interpretohet si një reagim ndaj nismës dhe hetimeve të ligjvënësve amerikanë për mundësinë se platforma më e madhe sociale të jetë përdorur dhe të përdoret akoma nga Rusia për propagandë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?