Shifra të frikshme vdekshmërie, Covid-19 i merr jetën 2.7 milionë personave

Vdekjet e shkaktuara nga koronavirusi në mbarë botën kanë tejkaluar shifrën e 2.7 milion.

Ky është rezultati që del nga studimi i Universitetit Johns Hopkins.

Sipas universitetit amerikan, që nga fillimi i pandemisë, virusi ka vrarë të paktën 2.709.821 persona.

Pragu i 2 milion viktimave u tejkalua më 15 janar.

Në të njëjtën kohë, numri i rasteve të konfirmuara u rrit në 122.825.490..

Deri më tani SHBA-ja mbetet vendi me numrin  më të lartë të vdekjeve, e ndjekur nga Brazili dhe Meksika, raporton ANSA.

SHKARKO APP