Shifra të larta, mbi 1700 raste të reja me COVID-19 dhe 69 viktima sot në Greqi

Numri i rasteve me COVID-19 në Greqi vijon që të jetë i lartë, edhe pse me një ulje të ndjeshme nga java e kaluar që u vendos edhe rekordi për të infektuarit brenda  24 orëve.

Sot autoritetet greke njoftojnë se janë regjistruar 1707 qytetarë të prekur nga sëmundja nga 14074 teste dhe pozitiviteti arriti në 12,12%.

Numri i viktimave sot është 69, ndërsa në total nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 7531 qytetarë që e kanë humbur luftën me COVID-19. 681 pacientë të intubuar ndodhen në kujdesin intensiv.

Numri më i lartë i rasteve u regjistrua të mërkurën e 17 marsit 3465.

SHKARKO APP