Shifra tronditëse vijnë edhe nga Britania, 887 persona të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit 887 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 7984.

Numri i viktimave ditën e sotme është më i ulët krahasuar me një ditë më parë, ku humbën jetën 938 njerëz, por sërish përfaqëson rritjen e dytë më të madhe që kur epidemia shpërtheu gjashtë javë më përpara.

Sistemi i Shëndetësisë në Angli raportoi 765 vdekje në 24 orëte f undit në spitalet e veta mes pacientëve nga mosha 24 deri në 103.

Në Skoci umbin jetën 81 persona, ndërsa në Uells 41 pacientë të tjerë.

Sipas ekspertëve është ende herët për të parë impaktin e karantinimit në Britani, nisur nga fakti se viktimat e sotme janë sëmurur javë më parë.

SHKARKO APP