Shifra tronditëse vijnë nga Italia, ja sa jetë mjekësh ka marrë CoVid-19
Numri i mjekëve të vrarë nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 106. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet shëndetësore në Italia, teksa kanë informuar se vetëm gjatë orëve të fundit në të gjithë shtetin kanë humbur jetën 610 persona.
”Viktima e fundit ishte një 62-vjeçare, e cila ishte mjeke familjeje në Mira, një qytet në provincën e Venecias”, tha shoqata e mjekëve FNOMCEO.
“Çdo viktimë ka lënë një mbresë të thellë në zemrën e secilit mjek italian”, tha presidenti i FNOMCEO-s, Filippo Anelli në një deklaratë.
“Mangësitë dhe dobësitë organizative janë të vështira për t’u kuptuar dhe madje edhe më të vështira për t’u arsyetuar në dritën e këtyre numrave tragjikë”, shtoi ai.
Italia ka raportuar rreth 140 000 infeksione me koronavirus, ku 10% e tyre janë personel mjekësor.
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 610 viktima nga koronavirusi, 68 më shumë se një ditë më parë, ndërsa dje ishin 542 të vdekur për një total prej 182 79 viktimash që nga fillimi i epidemisë.