Shifrat në Maqedoninë e Veriut, 63 raste dhe 13 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19
Bota E Hënë, 18 Janar 2021 20:46
Maqedonia e Veriut ka regjistruar pak raste nga COVID-19 në 24 orët e fundit, por numri i viktimave mbetet ende i lartë.
63 raste u shënuan nga COVID-19 kurse 13 pacientë humbën jetën. Shumicën e të infektuarve i kishte Shkupi 43, ndjekur nga Kumanova me vetëm 3.
Nga ana tjetër 176 pacientë e fituan betejën ndaj virusit.