FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shihni se si adoleshenti goditet me elektroshok në karrigen elektrike

Një djalë 18 vjeçar ka pohuar se “donte të vdiste”, pasi policët e kishin vendosur në karrige elektrike për tre orë, ndërsa qeshnin.

Jordan Elias Norris, tani 19 vjeç, tha se ai vuajti më shumë se 40 djegie “Taseri” pasi u arrestua dhe u mbajt në burgun e Cheatham County në shtetin e Tennessee në SHBA.

Adoleshenti, i cili u arrestua për veprat penale që lidhen me drogën dhe armët, ngriti padi Gjykatën e Qarkut të SHBA, duke pretenduar forcë te tepruar ndaj tij, si dhe privim nga të drejtat civile.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet tronditëse duket se tregojnë një nga oficerët në mënyrë të përsëritur duke përdorur një Taser (goditje elektrike) ndërsa ishte i lidhur në një karrige.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas padisë, një nga oficerë e ka goditur atë katër herë në total për rreth 50 sekonda me elektroshok në stomakun dhe këmbët e tij.

“Do vazhdoj ta bëj këtë derisa të mbaroj bateria”, ka thënë polici.

Padia pretendon se oficeri që përdor “Taserin” ka vepruar në një “natyrë sadiste dhe keqdashëse” dhe se forca e përdorur ishte “e paarsyeshme”.

Norris u arrestua më 3 nëntor 2016 dhe u akuzua për prodhimin dhe posedimin e marihuanës për rishitje, posedim të veglave të drogës, vjedhje dhe pesë akuza për posedim të një arme të ndaluar.

Policët janë pezulluar nga detyra.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?