Shikoni si rritet kurba e Covid-19 çdo ditë
Pandemia e Covid-19 ka kryqëzuar të gjithë botën ku fatkeqësisht numri i të prekurve shkoi në 100 milion.
Marrim si shembull “shkallën e dyfishimit” të virusit -sa ditë duhen që numri i rasteve të rritet dyfish. U deshën 12 ditë që bota të kalonte nga 1 milion në 2 milion raste në Prill dhe 24 ditë të tjera për të arritur 4 milion raste në maj.
Në fillim të korrikut, pasi pjesa më e madhe e botës e rriti kapacitetin e saj të provave, rastet globale ishin dyfishuar nga 12.5 milion në 25 milion në 50 ditë. Rreth 70 ditë më vonë, lista ishte dyfishuar përsëri në 50 milion. Në 26 Janar, saktësisht 80 ditë pas kësaj, bota arriti në 100 milion raste të Covid-19.
Mjafton ti hidhni një sy grafikëve të mëposhtëm dhe do të kuptoni qartë rritjen e kurbës.