“Shiptarima”, ministri serb i Mbrojtjes fyen shqiptarët: Po heshtet për ‘Shqipërinë e Madhe’

Ministria serbe e Mbrojtjes ka bërë një deklaratë fyese për shqiptarët, duke iu drejtuar me termin ofendues “shiptarima”. Kjo shprehje u tha nga ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin.
Vulin e nisi fjalimin e tij duke folur për “Shqipërinë e Madhe”, ku sipas tij, formimi i këtij “plani” është një katastrofë e madhe që kërcënon paqen në Ballkan.

Ndër të tjera Vulin lëshoi akuza dhe për kryeministrin Edi Ramës dhe Bashkimit Evropian, ku sipas tij, këta të fundit po heshtin teksa “Shqipëria e Madhe” po formohet. Vulin tha se vetëm serbët e bashkuar mund të ndalin “Shqipërinë e Madhe”.

“Duke deklaruar se porti i Durrësit do të jetë Kosova, Edi Rama vazhdoi punën e tij për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Si çdo here edhe tash Bashkimi Evropian do të heshtë dhe nuk do të bëjë asgjë. “Ata nuk mund të bashkohen as në vendin e tyre”, kështu përsëritet e përsëritet gënjeshtra se “Shqipëria e Madhe” është një Shqipëri e natyrshme dhe se serbët e bashkuar në një shtet të vetëm, janë një kërcënim për paqen”, tha ministri Vulin, duke komentuar provokimet e reja të Edi Ramës.
“Shqipëria e Madhe” është një katastrofë të madhe, thyerje dhe shkatërrimi të shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe”, dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan. Ajo që u jepni ‘shiptarimave’, nuk do t’i ndalojë serbët”, tha Vulin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?