Shirat e rrëmbyer përmbytin Veriun e Italisë, nis evakuimi në disa zona

Shirat e rrëmbyer janë kthyer sërish në Veriun e Italisë.

Si pasojë e këtyre reshjeve janë përmbytur disa qytete dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Deri më tani mësohet se 80 persona janë evakuuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ditur bëhet se në qytetin e Bolzanos një breshër i rrëmbyeshëm rrëzoi pemët dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe në Lombadri situata paraqitet e rëndë, pasi ka filluar rrëshqitja e dherave.

Me dhjetëra automjete janë zhytur në llucën që shkaktuan rrëshqitjet e tokës.

Kurse autoritetet italiane e kanë shpallur nivelin portokalli të alarmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?