Shiste online materiale të skaduara mbrojtëse kundër koronavirusit, pranga 59-vjeçarit në Francë
Xhandarmëria e Oise në Francë njoftoi se një person u arrestua të martën në Oise për vendosjen për shitje në internet të materialeve të skaduara mbrojtëse kundër koronavirusit, si maska dhe xhel.
Operacioni i drejtuar nga xhandarët e Oise, ku është shënuarnumri më i madh i rasteve të kontaminimit të koronavirusit zbuloi 9,400 maska, 3.300 doreza, 80 shishe me 150 ml xhel hidroalkoolik dhe 14 shishe me 500 ml xhel hidroalkoolik, të skaduara, të shitura në faqen Le Bon Coin.
Mashtrimi u zbulua pas një vëzhgimi në faqet e shitjeve në internet nga xhandarët e zyrës së inteligjencës së grupit të xhandarmërisë në Somme. Personi 59-vjeçar u arrestua dhe u vendos në arrest policie me udhëzimin e prokurorisë Beauvais.