Shkarkohet nga detyra ministri i Shëndetësisë rumune, kryeministri: Nuk menaxhoi pandeminë

Shkarkohet nga detyra ministri i Shëndetësisë në Rumani, Vlad Voiculescu. Vendimi është marrë nga kryeministri i Rumanisë, Florin Citu. Ky i fundit tha në një deklaratë mëngjesin e së mërkurës se kishte shkarkuar nga puna ministrin e Shëndetësisë për shkak se nuk e ka menaxhuar si duhet situatën e pandemisë.

Vendimi i Kryeministrit erdhi menjëherë pasi ministria e Shëndetësisë publikoi në Fletoren Zyrtare një dekret që lehtëson kriteret për zbatimin e karantinës në zonat ku shkalla e infeksionit me koronavirus është e lartë. Sipas mediave lokale, kryeministri nuk ishte në dijeni të një dekreti të tillë dhe nuk e miratoi atë.

Mediat e huaja raportojnë se zv/kryeministri Dan Barna është emëruar ministër i përkohshëm i shëndetësisë. Rumania është një ndër vendet më të prekura nga Covid, ku deri më tani janë regjistruar 1,016,449 raste dhe 25,605 viktima.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?