Shkarkohet shefi i ushtrisë, brigada elitare dështoi në testin e NATO

Kryeministri slloven, Miro Cerar njoftoi sot shkarkimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrive pas dështimit të forcave të tij në testin e aftësive të zhvilluar nga NATO-ja dhe kritikave për mungesë të mjeteve në dispozicion të mbrojtjes.
“Meqënëse shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka përgjegjësine përfundimtare të përgatitjes së trupave, të punës dhe të përdorimit më të mirë të të gjitha njësive, qeveria shkarkoi gjeneralin, Andrej Osterman”, deklaroi kryeministri i qendrës së majtë, përcjell Atsh.

Ai theksoi se “i ka dhënë një muaj kohë ministrit të Mbrojtjes, Andreja Katiç, që të marrë masat e nevojshme për të garantuar përgatitjen për luftim të brigatdës së 72-të”.

“Në përfundim të një testimi nga NATO-ja, brigada e 72-të u shpall javën a kaluar e paaftë për luftë”, sipas një zëdhënësi të ushtrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?