Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, arrestohen katër shqiptarë

Karabinierët në Prato të Italisë ia kanë dalë të shkatërrojnë një grup kriminal shqiptarësh, të cilët merreshin me grabitje.

Sipas akt-akuzës, shqiptarësh kanë kryer një seeri vjedhjesh jo vetëm në Prato, por edhe në provincat e Pistoia dhe Firence. Policia italiane tha se ka arrestuar dy vëllezër shqiptarë, të cilët janë shtetasit Ernest dhe Brigel Shehu, përkatësisht 31 dhe 35 vjeç, shkruajnë mediat italiane.

Po ashtu, në pranga kanë rënë edhe dy bashkëatdhetarë të tyre, bashkëpunëtorë në vjedhje, 32-vjeçari Eri Bibaj dhe Roland Zyba 25 vjeç. Së paku tetë vjedhje të bandës janë dokumentuar, të kryera kryesisht gjatë vitit të kaluar.

Ata kanë vjedhur një sërë sendesh të çmuara të tilla si ora Rolex, por edhe diamante. Po ashtu, shqiptarët kanë vjedhur edhe makina e para të gatshme. Katër shqiptarët janë në burg, në pritje të gjykimit ndaj tyre.

SHKARKO APP