Shkatërrohet banda shqiptaro – italiane e prostitucionit në Itali, 7 të arrestuar
Policia italiane ka zbuluar një grup prostitucioni në Itali, të përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Prostitucioni ushtrohej në një klub nate në Brianza.
Karabinierët kanë nisur të hetojnë rastin, pasi morë n një telefonatë , ku nga ana tjetër dëgjohej një zë femre, e cila pretendonte se ishte dhunuar e shfrytëzohej seksualisht nga disa meshkuj.
Forcat policore italiane arritën të arrestojnë burra e gra italiane, në Varese, Milano, Varedo, Como, Lecco dhe Alessandria, raportojnë mediat fqinje.
Nga 7 të arrestuarit, 6 u lanë në burg, kurse 1 është në “arrest shtëpie”. Gruaja e re ka thënë përpara policëve se ishte rrahur dhe shfrytë zuar seksualisht. Shumica e vajzave të trafikuara ishin nga vendet e Europës Lindore, ndërsa nuk mungonin edhe vajzat e reja italiane.
Hetimet që janë zhvilluar kanë zbuluar se shqiptarë dhe italianë bashkë punonin në kë të “biznes”, nga i cili fitonin shuma të më dha parash.