Shkatërrohet banda shqiptaro –italiane e trafikut të kokainës në Itali
Karabinierët në Arma të Sienës kanë shkatërruar një bandë shqiptaro –italiane të trafikut të kokainës. Operacioni i nisur mbrëmë ka çuar në arrestimin e disa personave në provincat e Sienës, Valdelsa-s dhe provincës së Firencës.
Në këtë operacion kanë marrë pjesë gjithsej 150 karabinierë dhe katër skuadra qensh. Nga të arrestuarit, 10 janë lënë në burg, kurse 2 janë lënë të lirë. Vetëm njëri ka detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, bëjnë me dije mediat italiane.
Hetimet kanë çua\r në sekuestrimin e më shumë se 1.5 kilogramë drogë. Karabinierët kanë vënë re se në afërsi të zonë, disa banditë kishin mundur të mbjellin drogë. Ata kanë sekuestruar kamerat pranë bizneseve dhe mundën të marrin prova nga kjo.