Shkatërrohet rrjeti i drogës në Greqi, mes 14 të arrestuarve edhe 6 shqiptarë

Një organizatë kriminale e dedikuar për trafikun e drogës është çmontuar nga policia greke, ndërsa vepronte në zonën më të madhe të qendrës së Athinës, Ilio, “Shën Petersburg”, N. Ionia dhe Trikala, Thesalia.

Gjatë operacionit, 19 anëtarë të organizatës kriminale janë identifikuar duke çuar në pranga 6 shqiptarë dhe 8 grekë, ndërsa pjesa tjetër janë kërkim të identifikuar tashmë.

Pas hetimeve, hetuesit grekë zbuluan se anëtarët e rrjetit kriminal ishin të përfshirë në trafikun e sasive të konsiderueshme të kokainës dhe kanabisit, duke identifikuar jo vetëm anëtarët e grupit por edhe rolin dhe veprimtarinë e secilit prej tyre.

Hetuesit kanë zbuluar strukturën hierarkike dhe rolet e pjesëtarëve, krijimin e një infrastrukture të përshtatshme për fazat e ndryshme të trafikimit të drogës, vendet e fshehta thuajse në të gjitha automjetet, motoçilektat me kubizëm të madh, përdorimin e emrave me kode në komunikim, organizim ky qe u siguronte të ardhura të paligjshme, të vlerësuara të paktën ne mbi 180,000 euro.

Dy prej të arrestuarve, punonin si shpërndarës në restorantet e ushqimit të shpejtë, por transportonin edhe drogë.

Policia ka kryer 14 kërkime nëpër shtëpi dhe objekte të ruajtjes së drogës si dhe ka kontrolluar automjetet e të arrestuarve, duke sekuestruar mbi 1 kg kokainë, mbi 4 kg kanabis, si dhe 8 makina, pesë motoçikleta, katër peshore elektronike dhe një shumë prej rreth 36 mijë euro.

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe një pistoletë, dy thika, 21 telefona celularë dhe një sërë pajisjesh të tjera. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës.

SHKARKO APP