Shkëmbimi më i madh i të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë: 307 ushtarë kthehen në atdhe
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi sot përmes një mesazhi në Telegram se 307 ushtarë ukrainas janë kthyer në atdhe pas një shkëmbimi të burgosurish me Rusinë. Edhe Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi lirimin e 307 ushtarëve rusë, duke e bërë këtë shkëmbim më të madhin që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës.
Ky shkëmbim është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë, e cila parashikon lirimin e gjithsej 1,000 të burgosurve nga secila palë brenda një periudhe tre-ditore. Sipas burimeve diplomatike, iniciativa për këtë marrëveshje u propozua nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump.
Në fazën e parë të procesit, të zhvilluar një ditë më parë, të dyja palët liruan nga 390 të burgosur dhe të paraburgosur.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi se Moska është e gatshme t’i paraqesë Ukrainës një propozim për marrëveshje paqeje, sapo të përfundojë lirimi i plotë i të burgosurve. Ai theksoi se ky plan do të përfshijë kushtet e Rusisë për një zgjidhje të mundshme të konfliktit.
Megjithatë, lirimi i të burgosurve nga pala ruse u shoqërua me një valë bombardimesh në Kiev gjatë natës. Rusia përdori dronë me rreze të gjatë veprimi dhe raketa balistike, nga të cilat u plagosën 15 persona.
KOHA JONË SONDAZH

