Shkencëtarët britanikë gjejnë fosilet xhurasike 167 mln vjeçare në një vend sekret

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar në një vend të fshehtë fosile që i përkasin periudhës xhurasike dhe datojnë rreth 167 milionë vjet më parë. Gjetjet janë zbuluar në Bregun Xhurasik në Britaninë e madhe, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Një ekip shkencëtarësh nga Muzeu i Historisë Natyrore ka gjetur dhjetëra mijëra fosile gjatë një gërmimi tre-ditor, në atë që është cilësuar si një nga vendet më të rëndësishme Xhurasike të gjetura ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.

Fosilet, që mendohet të jenë nga rreth 167 milion vjet më parë, u zbuluan fillimisht nga dy paleontologë që kërkonin letra të vjetra studimore gjatë bllokimit.

Vendi i fshehtë Cotswolds dikur ishte pjesë e një cekëtinë tropikale, derisa një rrëshqitje nën ujë e mbuloi zonën, duke i ruajtur ato përgjithmonë të paprekura.

Fosilet e Bregut Xhurasik ndihmojnë për të treguar se si jeta u adaptua dhe ndryshoi ndërsa 185 milion vjet kaluan ngadalë.

Në këtë breg paleontologët kanë gjetur dinozaurë dhe pterosaurë të hershëm dhe zvarranikët gjigandë detarë më të fuqishëm dhe të egër se çdo T-Rex.

Bregu Xhurasik është një peizazh jashtëzakonisht i larmishëm dhe i bukur i mbështetur nga një gjeologji e pabesueshme me rëndësi globale.

Në 2001 u përfshi si një Trashëgimi Botërore nga UNESCO për vlerën e jashtëzakonshme universale të shkëmbinjve, fosileve dhe formave të tokës.

Tani gjetjet do të përgatiten dhe studiohen, duke iu shtuar koleksionit të Muzeut të Historisë Natyrore.

SHKARKO APP