Shkencëtarët japin alarmin: Koronavirusi, shumë më i rrezikshëm

Sipas një studimi gjerman publikuar orët e fundit, koronavirusi mund të qëndrojë aktiv në një sipërfaqe jo të gjallë deri në nëntë ditë në temperaturë ambienti.

Ndërsa shkencëtarët kinezë paralajmërojnë se periudha e inkubimit të tij mund të zgjasë deri në 24 ditë.

Një fakt që do të ndryshojë tërësisht masat e marra për të frenuar përhapjen e epidemisë, shkruan abcnews.al.

Koronavirus mund të qëndrojë në gjendje infektive në sipërfaqe jo të gjalla në temperaturë ambienti, deri në 9 ditë. Fakti bëhet i ditur nga një studim i sapopublikuar nga shkencëtarë gjermanë në “Gazetën e infeksioneve spitalore”.

Por aty theksohet se kjo nënkupton vetëm se virusi është aty, sepse të dhëna për transmetueshmërinë nëpërmjet kontaktit me një sipërfaqe të infektuar nuk ka ende për sa i përket koronavirusit.

Por ndërkohë dihet se për viruse të tjera, si për shembull gripi, infektimi mund të ndodhë, prandaj mbetet shumë e vlefshme këshilla për të larë duart mirë.

Koronavirusi është shumë i lehtë për t’u caktivizuar në këto sipërfaqe, mjafton klori, alkooli dhe xheli dizifenktues me bazë alkoolin por shkencëtarët italianë kundërshtojnë kolegët e tyre gjermanë duke thënë se studimi në fjalë nuk është bërë pikërisht për koronavirusin e përhpur në Kinë.

Ekspertët këshillojnë që informacione të tilla mos të shërbejnë për panik por për një apel për më shumë kujdes për sa i përket higjenës personale.

Paralelisht është publikuar dhe një studim kinez sipas të cilit periudha e inkubimit të koronavirusit mund të zgjasë deri në 24 ditë.

Epidemologu Nanshan, i vlerësuard he për studimet e tij për SARS, konfirmoi se periudha e inkubimit mundtë zgjasë nga 0 deri në 24 ditë, 10 më shumë nga se mendohej më poarë.

Nëse teoria e tij do të konfirmohej atëherë do të duhej të ndryshoheshin masate karantinës të aplikuara deri më sot. Protokolli ndërkombëtar parashikon 14 ditë izolim për atë që rezulton pozitiv me koronavirusin, për ata që kanë qenë në zona në rrezik apo që kanë pasur kontakt me pacientët. /abcnews.al

SHKARKO APP