Shkencëtarët të shqetësuar nga studimet e bëra për variantin më të ri të koronavirusit që ka lindur ditët e fundit

Një tjetër variant i rrezikshëm i virusit po qarkullon në New York City, ka shqetësuar shkencëtarët. Pasi dy ekipe të veçanta studiuesish kanë bërë hulumtime të shumta dhe kanë gjetur një variant të ri shqetësues të koronavirusit në New York City që mbart mutacione që e ndihmojnë atë të shmangë përgjigjen imune natyrale të trupit.

Studiuesit e kanë quajtur variantin B.1.526. Është shfaqur te njerëzit e prekur në lagje të ndryshme të New York City, thanë ata, dhe është “e shpërndarë në Verilindje”. Një prej mutacioneve në këtë variant shfaq të njëjtin ndryshim me variantin e parë në Afrikën e Jugut, i njohur si B.1.351.

Duket se shmang, disi, përgjigjen e trupit ndaj vaksinave gjithashtu. “Ne vëzhguam një rritje të qëndrueshme të shkallës së zbulimit nga fundi i dhjetorit deri në mes të shkurtit, me një rritje alarmante në 12.7% në dy javët e fundit”, shkruan ekipi, në Qendrën Mjekësore të Universitetit Columbia, në një raport.

Ka një numër në rritje të varianteve që kanë lindur në SHBA, e cila ka pasur më shumë raste të koronavirusit, rreth 28 milion dhe ku përhapja është ende intensive, shkruan CNN.

Mutacioni në këtë variant që shqetëson më shumë studiuesit i jep virusit aftësinë për të kapërcyer disa nga përgjigjet imune të trupit, si dhe trajtimet me antitrupat e vaksinave.

SHKARKO APP