Shkencëtarët të shqetësuar, shkrirje rekord e akullit në Antarktidë
Zona e përbërë nga akulli në Antarktidë ka filluar të reduktohet ndjeshëm. Shkencëtarët bëjnë me dije se ka shkrirje të mëdha të akullit si pasojë e ngrohjes së planetit.
Shkrirja e akullit të detit nuk ka asnjë ndikim të dukshëm në nivelet e detit, megjithatë po ndihmon në përshpejtimin e ngrohjes globale. Në nivel global, 2022-i ishte viti i gjashtë më i ngrohtë i regjistruar. Europa shënoi verën e saj më të nxehtë ndonjëherë, e cila nxiti thatësira vdekjeprurëse dhe zjarre në kontinent.
Këtë dimër po ashtu u shënuan temperatura mbi normalen. ”Këto temperatura ekstreme mbeten një tregues i efekteve të një klime në ndryshim për shumë rajone dhe mund të kuptohen si një paralajmërim shtesë për ngjarjet ekstreme të ardhshme”,-tha në një deklaratë deputetja e C3S (Copernicus Climate Change Service) , Samantha Burgess.