Shkëncëtarët thonë se nuk e transmetojnë koronavirusin, Zvicra lejon fëmijët në 10 vjeç të takojnë gjyshërit

Zvicra do të lejojë fëmijët nën dhjetë vjeç të vizitojnë dhe të përqafojnë gjyshërit pasi shkencëtarët kanë vendosur se ata nuk transmetojnë virusin.

Zyra Federale e Shëndetit Publik tha se fëmijët “nuk përbëjnë rrezik” për të vjetrit, por shtoi se kontaktet duhet të mbahen sa më shkurt.

Masa vjen pas kërkimeve të universiteteve në Zurih, Bernë e Gjenevë, mbi përqindjen e infeksionit te fëmijët.

Kreu shëndetësor Dr Daniel Koch tha: “Ne tashmë e dimë se fëmijët e vegjël nuk transmetojnë virusin. Pak fëmijë që janë sëmurur e kanë marrë atë nga prindërit. Prandaj fëmijët nuk përbëjnë rrezik për pacientët e rrezikshmërisë së lartë ose gjyshërit e tyre”.
Por ai shtoi se grumbullimet familjare apo loja me fëmijë të tjerë, janë ende të ndaluara.

Rekomandimet e tij e vënë tashmë Zvicrën në kurs përplasjeje me vende të tjera ku shumicës së të moshuarve u është kërkuar vetë-izolim i plotë. Vendi ka deri tani 29,264 raste dhe 1,699 vdekje.

SHKARKO APP