Shkencëtari Hawking: Për faj të Trump Toka do të digjet

Presidenti Donald Trump është një kërcënim për ambientin. Kështu thotë astrofizikanti britanik Stephen Hawking, gjatë një interviste për Bbc, me rastin e 75 vjetorit të ditëlindjes së tij.

‘Vendimi i Trump për të tërhequr SHBA-në nga marrëveshja e Parisit për klimën, mund ta bëjë tokën si Venusi, me temperatura deri në 250 gradë.

“Jemi pranë pikës ku ngrohja globale do të jetë e pakthyeshme. Zgjedhja e Trump mund të shtyjë Tokën të bëhet si Venusi me temperatura 250 gradë dhe shi prej acidi sulfurik’. Për shkencëtarin e kozmosit ’ndryshimi klimatik është një nga rreziqet më të mëdha që njerëzimi duhet të përballojë dhe nëse duam ta ndalojmë duhet ta bëjmë tani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump, me mohimin e provave të ekzistencës së ndryshimeve klimatike dhe me tërheqjen e Usa nga marrëveshja e Parisit, do ti shkaktojë ambientit dëme të pallogaritshme, duke vënë në rrezik natyrën, ne dhe të ardhmen e fëmijëve tanë’.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?