Shkencëtari që jep një mesazh të fortë për njerëzimin
”Në vend që të mbrojmë planetin duke luftuar kundër ndryshimeve të rrezikshme klimatike, po përdorim burime dhe pasuri të çmuara për të krijuar armë bërthamore. Në këtë mënyrë po rrisim rrezikun e përhapjes së ‘nukleideve’ radioaktive në gjithë planetin’. Ky është shqetësimi që ka ngritur shkencëtari Andrew Glikson, përmes një libri me titull ”The Plutocene”.
Në një artikull publikuar tek The Guardian ai flet për periudhën post-Anthropocene, e cila nënkupton një shkallë gjeologjike që lidhet me ndikimin e njerëzimit në planet, duke kujtuar kështu Revolucionin Industrial rreth vitit 1750.
Megjithatë sipas tij shekulli 20 ishte shekulli ku filluan të krijohen më shumë armë bërthamore dhe emetimet e gazrave po kthehen që atëherë në rrezikun më të madh për njerëzit dhe për atmosferën.
Glikson shpjegon se si kjo periudhë e ndryshimit të klimës dhe ndikimit njerëzor në planet mund të shkatërrojë gjithçka dhe se ne mund të hyjmë kështu në një periudhë post-antropocene, të cilën ai e ka quajtur “Plutocene”.
Ai shpjegon se Ligjet themelore të fizikës, parimet e shkencës klimatike dhe mësimet e kaluara dhe aktuale, na ndihmojnë të përpunojmë faktorët që do të diktonin klimën tonë të ardhshme. ”Në përgjithësi, klima është formuar nga tre faktorë të gjerë: ciklet diellore; përqendrimi i gazeve serë atmosferike; dhe ngjarje të tilla si shpërthimet vullkanike ose ndikimet nga asteroidet”.
Glikson thotë se miliona vjet më parë, nivelet e CO2 ranë nga 2.000 deri në disa qindra, të cilat e ftohën planetin dhe krijuan kushte për të jetuar njerëzit. Nëse ngrohja globale arrin nivelin e parashikuar, do të ketë një “kërcënim ekzistencial” për qytetërimin, thotë ai. Skenari më ekstrem është se evolucioni merr një kthesë të re një që favorizon kafshët të cilat janë krijuar për t’i bërë ballë ngrohjes dhe rrezatimit.
Si ta ndalojmë që të ndodhë? Ai jep një mesazh të fortë: Stop luftës dhe krijimit të armëve bërthamore. Luftoni për të shpëtuar planetin./Tirana Post/
KOHA JONË SONDAZH

