Shkencëtari: Virusi jo nga kafshët, Covid-19 doli nga laboratori në Wuhan

Kur bota është në luftë prej më shumë se një viti me Covid-19, ende nuk është e qartë sesi virusi u krijua dhe u përhap. Një shkencëtar gjerman thotë se ai është 99.9 përqind i sigurt se Covid-19 doli nga një laborator në Wuhan të Kinës, aty ku shpërthyen edhe infektimet e para, për tu përhapur më pas si një fatalitet në të gjithë botën.

Dr.Roland Wiesendanger, nga Universiteti i Hamburgut, ka botuar një shkrim 100-faqëshe që paraqet ato që ai pretendon se janë prova që tregojnë një rrjedhje infeksioni në Institutin e Virologjisë Wuhan, në qytetin ku filloi pandemia. Profesori thotë se fakti që nuk është gjetur asnjë strehë kafshësh, shqetësimet për sigurinë në lidhje me laboratorin dhe fakti që studiuesit ishin të përfshirë në hulumtimet e diskutueshme për t’i bërë viruset më infektive ndaj njerëzve, të gjitha konfirmojnë pikëpamjen e tij.

Ndër provat që ai paraqet është fakti që përkundër këmbënguljes së Kinës që janë kryer kërkime të hollësishme, ende nuk është gjetur ndonjë strehim natyror për virusin. Versioni më i afërt i Covid që gjendet në natyrë është një koronavirus i gjetur në lakuriqët e natës që jetojnë në një minierë 1,200 milje larg Wuhan, që do të thotë se nuk ka gjasa që ata ta mbartnin virusin në qytet.

SHKARKO APP