Shkojnë në 387 rastet e konfirmuar me koronavirus në Greqi, humb jetën personi i pestë
Në Greqinë fqinje numri i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 387. Vetëm gjatë 24 orëve janë shtuar 35 raste të reja.
Sipas të dhënave të fundit, të njoftuara pasditen e së martës nga profesori i Sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiodras, një tjetër person ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.
Kështu numri total i jetëve që merr koronavirusi në Greqi shkon në pesë.
Nga personat e diagnostikuar, 11 pacientë ndodhen në spital. Ndërkohë Tsiodras shtoi gjithashtu se 14 pacientë të tjerë kanë dalë së fundmi nga spitali. Mosha mesatare e persë personave që kanë humbur jetën është 68 vjeç.