Shkollat hapen edhe në Itali, akuza të rënda ndaj qeverisë
Italia gjendet para referendumit të rëndësishëm në këtë datë të hapjes së shkollave, ku 5,6 milionë nxënës kthehen në klasa. Opozita akuzon qeverinë për mos organizimin e duhur për procesin mësimor. Asnjë mjet transporti nuk i është nënshtruar higjienizimit, tha Salvini gjatë fushatës së tij në mbarë vendin. “Forza Italia”, partia e Berlusconi-t fajëson kryeministrin Conte për situatën. Lëvizja “5 Yjet” thotë që gjithçka do të shkojë si duhet pa harruar kujdesin për pandeminë dhe i fton italianët të votojnë pro referendumit të datës 20 dhe 21, që nënkupton reduktimin e senatit.