Shkon mbi 400 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi në të gjithë botën

Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në të gjithë botën ka shkuar 403 347 persona.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shënuar thuajse një e katërta e viktimave nga Covid-19 në rruzull, por edhe në Amerikën Latine, vdekjet po rriten me shpejtësi të madhe.

Numri i vdekjeve të lidhura me COVID-19 në vetëm pesë muaj tani është i barabartë me numrin e njerëzve që vdesin çdo vit nga malarja, një nga sëmundjet më vdekjeprurëse infektive në botë.

Numri total i të infektuarve me koronavirus ka shkuar mbi 7 milionë, ndërsa afër 2 milionë janë në SHBA. Amerika Latine ka shpërthimin e dytë më të madh me mbi 15% të rasteve, sipas Reuters.

Vdekja e parë e COVID-19 u raportua në 10 Jan në Uuhan, Kinë. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të vdekjeve në botë me gati 110 000 njerëz që kanë humbur jetë nga virusi. Vdekjet në Brazil po rriten me shpejtësi dhe vendi mund të kapërcejë Mbretërinë e Bashkuar për të pasur numrin e dytë të vdekjeve në botë nga Covid-19.

Zyrtarisht janë mbi 400 mijë të vdekur në botë nga pandemia e koronavirusit, ndërsa supozohet se numri i viktimave në shkallë botërore është më i lartë.

SHKARKO APP