Shkon në 1.383 numri i viktimave nga Koronavirusi, mbi 64 mijë persona të infektuar

Rastet e koronavirusit nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës, pavarësisht shtimit që pati në provincën Hubei, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (WHO), raporton BBC.

Përjashtimi i vetëm ishte në një anije lundrimi në Japoni, ku u raportuan 44 raste të reja, duke e çuar totalin në 218 te prekur.

Gjithashtu nuk pati ndonjë ndryshim të madh në modelin e vdekshmërisë ose ashpërsisë së koronavirusit, sipas OBSH.
Shifrat e fundit tregojnë 121 vdekje të reja në Kinë, duke e çuar totalin në 1.383 persona te vdekur dhe raportohen më tepër se 64.000 persona të infektuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Infeksionet totale u rritën me 5,090 në 55,748 raste në 13 shkurt, tha të Premten Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.
Shifrat e fundit nga Hubei regjistruan 116 vdekje dhe 4,823 raste të reja. Kjo është një rritje më e vogël se një ditë më parë kur pati një goditje me 240 vdekje të reja dhe afro 15,000 raste të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?