Shkon në 136 numri i viktimave në Greqi, në orët e fundit ndërron jetë një grua 59-vjeçare

Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka njoftuar se ne 24 ore 11 raste kane rezultuar pozitive me COVID-19. Keshtu numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit ka shkuar ne 2.517, nga të cilat 55.5% janë burra.

Nga këto, 578 (23%) konsiderohet se jane infektuar jashte pasi kane qene ne udhetim, ndersa 1,181 (46.9%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

46 nga te infektuarit jane te intubuar dhe mosha mesatare e tyre është 67 vjeç. 13 (28.3%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 89.1% kanë pasur nje semundje te meparshme ose janë mbi 70 vjeç. Fatmiresisht 64 pacientë janë larguar nga qendra e kujdesit intensiv.

Gjithashtu raportohet se kane nderruar jete edhe dy persona të tjerë, duke e çuar numrin e pergjithshem te viktimave ne 136 vdekje në Greqi. 36 viktima ishin gra (26.1%) dhe pjesa tjetër ishin burra.

Mediat greke bëjnë me dije se viktimat janë një burrë 80-vjeçar dhe një grua 59-vjeçare. Të dy thuhet se kanë vuajtur nga sëmundje të mëparshme.

Burri u trajtua në kujdes intensiv në Spitalin Papanikolaou në Selanik, ndërsa gruaja u trajtua në kujdes intensiv në Spitalin Alexandroupolis.

Mosha mesatare e personave qe kane nderruar jete eshte 74 vjeç dhe 89.6% kishin një sëmundje te meparshme ose ishin mbi moshën 70 vjeç e lart. Gjithesej janë testuar gjithsej 64.608 mostra klinike.

SHKARKO APP