Shkon në 150 numri i mjekëve që kanë humbur jetën nga Covid-19 në Itali

Të paktën 150 mjekë kanë vdekur në Itali nga koronavirusi, tha të premten e 24 prillit Shoqata Italiane e Mjekëve.

Një grup i veçantë italian i kujdesit shëndetësor, ANAAO, kritikoi një dekret të qeverisë italiane që synon forcimin e sistemit shëndetësor, duke thënë se duhet bërë më shumë, shkruan CNN.

ANAAO i quajti masat e përcaktuara në dekretin Cura Italia, i cili vlen 25 miliardë euro dhe u miratua nga qeveria të premten si plotësisht zhgënjyese.

“Financimi shtesë i ofruar nuk është i mjaftueshëm për të garantuar shpërblimin e të gjitha orëve dhe sakrificave të punonjësve të shëndetësisë që kanë përballuar fluskin e pacientëve në spitale, ” thuhet në një deklaratë të organizatës.

Deri më tani në Itali janë shënuar 26,384 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 195,351 të infektuar.

SHKARKO APP