Shkon në 151 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi
Shkon në 151 numri i personave qe kane humbur jeten nga koronavirusi në Greqi.
Një tjetër person që po kurohej në Evangelismos humbi jeten, duke e cuar numrin e vdekjeve nga pandemia në Greqi në 151.
Nje dite me pare u raportua se numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 kishte shkuar në 2.691.
Zv.ministri i Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras konfirmoi se 32 pacientë janë duke u trajtuar me intubacion, ndërsa 85 janë larguar nga njësia e kujdesit intensiv.
Ndikimi i verës në koronë ka të ngjarë të mos jetë i mjaftueshëm për të zhdukur virusin më vete, tha Tsiodras. Megjithatë, ai tha se do të presim dhe do të shohim.
“Çdo gjë në këtë moment varet nga sjellja jonë dhe rrjedha e epidemisë së virusit në vendin tonë do të varet nga respektimi ynë vullnetar me rregullat e higjenës në praktikën tonë të përditshme” tha Tsiodras.