Shkon në 16 numri i viktimave në Francë nga koronavirusi

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë në Francë Jerome Salomon ka deklaruar se tashmë janë 16 të vdekur dhe 949 raste të konfirmuara të koronavirusit në mbarë vendin

NJoftimin ai e dha përmes një konference për shtyp.

Salomoni tha se 45 persona të infektuar nga virusi po trajtohen në kujdes intensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Francë, virusi ka qarkulluar me intensitet më të madh në disa zona, veçanërisht në Oise dhe Haut-Rhin, ku shkollat, çerdhet dhe kopshtet do të mbyllen për dy javë duke filluar nga e hëna.
Sidoqoftë Franca ka ruajtur nivelin e saj të alarmit të koronavirusit në fazën 2, pasi virusi ishte i pranishëm në disa zona dhe jo në të gjithë vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por duke i bërë jehonë presidentit Francez Emmanuel Macron, Kryeministri oudouard Philippe pranoi që Franca do të zhvendosej në mënyrë të pashmangshme në fazën 3 në javët e ardhshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?