Shkon në 17 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, 709 të tjerë janë plagosur

Ka shkuar në 17 numri i viktimave të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë. Ndërsa, dy fëmijë e humbën jetën nën rrënojat e një godine në ishullin grek, Samos.

Ndërsa, numri i të plagosurve ka shkuar tashmë në 709. Sipas të dhënave të publikuara, goditja fillestare është shoqëruar nga 170 pasgoditje. Prej tyre, 21 ishin me magnitutë mbi katër.

Sa i përket viktimave, një prej tyre raportohet ta ketë humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Mediat vendase raportojnë se në operacionin e kërkim-shpëtimit janë angazhuar 2799 persona, 20 qen kërkimi dhe 350 automjete.

SHKARKO APP