Shkon në 35 numri i viktimave nga sulmi në Universitetin e Kabulit, shtohet zemërimi mes njerëzve

Numri i viktimave nga sulmi në Universitetin e Kabulit është rritur në të paktën 35. Lajmin e bënë të ditur dy burime qeveritare të martën, ndërsa studentët protestuan mbi sulmin dhe vendi shënoi një ditë zie.

Persona të armatosur hynë në universitet të hënën, në sulmin e dytë ndaj një institucioni arsimor në kryeqytet brenda pak më shumë se një javë. Të dy këto sulme i ka marrë përsipër Shteti Islamik.

Të dy burimet i thanë Reuters se shumica e të vrarëve ishin studentë dhe rreth 50 persona të tjerë u plagosën, disa prej tyre thyen gjymtyrët ndërsa hidheshin nga dritaret për t’i shpëtuar sulmit gjatë orëve të mëngjesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarisht numri i të vdekurve është 22 me 27 të plagosur, sipas ministrisë së brendshme. Vendi mbajti një ditë zie të Martën, ndërsa flamurët u ulën në gjysmë shtizë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth 100 studentë u mblodhën jashtë universitetit për të protestuar se bisedimet e paqes me talebanët kryengritës në Doha nuk po çonin në uljen e dhunës.

“Megjithëse i shohim këto lloj sulmesh çdo ditë, ka ende bisedime paqësore me ta, të cilat janë me të vërtetë të tmerrshme”, tha një student protestues, Zaryab Paryani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?