Shkon në 425 numri i të vdekurve nga koronavirusi, shënohet viktima e parë në Hong Kong

Rritet në 425 numri i të vdekurve nga koronavirusi. Sipas raportit të komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë deri tani 635 kanë lënë spitalet në gjendje të mirë shëndetësore. Ata u diangostikuan me koronavirus dhe pasi morën mjekimet e duhura në spital pas dita ditësh largohen.

Por edhe numri i të infektuarve është rritur në 20 438. Ndërkohë në Hong Kong është regjistuar edhe viktima e parë nga coronavirusi dhe bëhet fjalë për një 39-vjecar, i cili kishte udhëtuar disa ditë më parë në qendën e shpërthimit të virusit, Wuhan.

Një sërë vendesh kanë vendosur kufizime udhëtimesh duke u mohuar hyrjen vizitorëve që vijnë nga Kina, ose që kanë qenë atje. Disa kanë ndërprerë fluturimet drejt Kinës, pavarësisht se autoritetet ndërkombëtare të shëndetësisë paralajmëruan kundër masave të tilla. Pekini ka kritikuar valën e kufizimeve, duke akuzuar qeveritë e huaja se po shpërfillin udhëzimet zyrtare.

Në Kinë, mobilizimi kundër virusit ka qenë i jashtëzakonshëm dhe një spital i ri u ndërtua në vetëm 10 ditë për të pritur pacientë me coronavirus. Një godinë e dytë pritet të përfundojë të mërkurën.

SHKARKO APP