Shkon në 49 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, 896 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Turqia vijon të jetë në panik për shkak tërmetit tronditës të mesditës së të premtes me magnitudë rreth 7 të shkallës rihter. Mediat turke raportojnë këtë mëngjes se ka shkuar në 49 numri i viktimave nga tërmeti që tronditi qytetin e Izmirit.

Ndërkohë që deri më tani janë konfirmuar dy viktima edhe në ishullin grek, Samos, ku mësohet se kanë humbur jetën dy të rinj 15 dhe 17 vjeç. Nga raportimet e fundit, bëhet e ditur se numri i të plagosurve ka shkuar në 896.

Autoritetet zyrtare turke njoftojnë se tërmeti i fortë është shoqëruar me qindra pasgoditje. Po ashtu mësohet se presidenti Erdogan ka inspektuar nga afër zonën e goditur nga tërmeti i fuqishëm.
Tërmeti në Detin Egje, me qendrën e tij pranë rrethit Seferihisar, u ndje shumë në Izmir, ku shkaktoi panik të madh tek qytetarët. Shumë shtëpi dhe pallate u shembën, ndërsa ende vijojnë kërkimet nën rrënoja me shpresë për të gjetur njerëz të gjallë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?