Shkon në 8 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Greqi, viktima i fundit u shënua në Athinë
Bota E Premte, 20 Mars 2020 15:51
Ka shkuar në 8 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Greqi.
Viktima i tetë është një 80 vjecar nga Athina. Në shtetin fqinj jugor me Shqipërinë janë regjistruar 464 të prekur nga koronavirusi.
Greqia është tjetër shtet i prekur nga koronavirusi dhe autoritetet po marrin të gjitha masat e duhura për të parandaluar këtë virus.