Shkrimtari saudit e tepron me lëvdata ndaj mbretit, hiqet nga puna
Një shkrimtar suadit e ka tepruar ca me vlerësimet e tij pro mbretit Salman bin Abdulaziz Al Saud.
Në artikujt e shkruar për gazetën “Al Jazirah”, shkrimtari Ramadan al-Anzi e ka konsideruar mbretin 81 vjeçar si “Haleem” dhe “Shadeed al-Eqab”, cilëso këto që i janë dhënë Allahut në librin e shenjtë të myslimanëve, Kuran.
Si rezultat, Al-Anzi tani thuhet se është pezulluar nga gazeta pasi mbreti Salman u hidhëruar nga vlerësimet e larta.
Monarku i pasur me naftë, i cili ka një vlerë neto në rajon prej 1.3 miliard dollarë, i shkroi një letër Ministrisë së Kulturës dhe Informacionit për t’u ankuar për kolonën në gazetë.
“Një çështje e tillë na ka shqetësuar dhe ne nuk mund ta pranojmë apo ta tolerojmë atë. Ne jemi të vetëdijshëm për seriozitetin dhe rrezikun e të qenit të butë ndaj tij”, tha ai.
“Të gjitha gazetat dhe mediat duhet të jenë plotësisht të vetëdijshëm se çështjet e tilla nuk duhet të publikohen dhe se të gjithë ata që nuk respektojnë do të mbajnë përgjegjësi”, thuhet më tej.
Si rezultat, Al-Anzi duket se është liruar nga detyrat e tij në Al Jazirah dhe gazeta thuhet se ka lëshuar një apologji.
KOHA JONË SONDAZH

