Shkruan historinë, ja kush është gruaja e parë presidente në Meksikë. Premtimet e 61-vjeçares prekin…
Claudia Sheinbaum sapo ka shkruar historinë, pasi do të jetë presidentja e parë femër në historinë e Meksikës, pasi fitoi me rreth 60 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të së dielës. “Do të jem gruaja e parë presidente e Meksikës. Nuk arrita e vetme deri këtu, ia arritëm të gjithë së bashku”, u shpreh Sheinbaum përpara simpatizantëve.
Dita e zgjedhjeve në Meksikë u shënua nga akte dhune pasi një kandidat për këshillin bashkiak të qytetit Kuitezo u qëllua për vdekje nga dy vrasës me motor.
Gjatë fushatës Sheinbaum u fokusua më shumë tek çështjet sociale, duke premtuar programe financiare për rritjen e pensioneve për të moshuarit dhe për të nxitur të rinjtë drejt tregut të punës.
Por zgjedhjet u konsideruan edhe si një referendum për tashmë ish-presidentin Obrador, i cili dështoi të reduktonte dhunën e karteleve të drogës në Meksikë.
Partia e tij Morena aktualisht kontrollon 23 nga 32 postet e guvernatorëve të vendit dhe një shumicë të lehtë vendesh në dhomën e Kongresit.