Shkupi në mesin e 10 qyteteve më të ndotura në botë

Sipas “Airvisual”, qyteti i Shkupit momentalisht ndodhet në vendin e 10-të për nga ndotja e ajrit në botë.

Megjithatë, sipas stacioneve që masin cilësinë e ajrit në Maqedoni, Strumica dhe Tetova kanë ndotjen më të madhe.

Cilësia e ajrit në Strumicë për momentin është 436 PM10, në Tetovë 416 PM, Novo Lisiçe në Shkup 387, Rektorat poashtu në Shkup 317, Kavadar 282 dhe Gostivar me 263 PM10.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problemi i ndotjes së ajrit është problem i kamotshëm i Maqedonisë. Shkupi ashtu sikurse qytetet tjera të Maqedonisë disa herë kanë qenë në listën e qyteteve me ajër më të ndotur në botë. Qeveria ka vendosur problemin e ndotjes së ajrit në prioritet qeveritar, ndërsa opozita akuzon se asgjë nuk është ndërmarrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?