Shmanget lufta mes dy Koreve
Përfundojnë negociatat maratonë mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut për uljen e tensioneve ushtarake mes dy vendeve, njoftoi sot Presidenca në Seul.
Negociatat e zhvilluara që prej së premtes në fshatin kufitar të Panmunjom-it përfunduan sot pak para orës 16:00 sipas orës lokale dhe pritet një njoftim i mundshëm rreth arritjes së bisedimeve, saktësoi zëdhënësi i Presidencës.
Këto janë bisedimet ndër-koreane të përfaqësuara në nivelet më të larta që prej një viti, ç’ka reflekton seriozitetin e situatës.
Koreja e Veriut ka ripozicionuar njësitë e artelerisë ndërsa vijojnë manovrat simuluese të aviacionit luftarak bombardues koreano jugor dhe atij amerikan.
Koreja e Veriut ka rënë dakord për të shprehur keqardhje për shpërthimin e një mine në kufi ku mbetën të vrarë dy ushtarë të Koresë së Jugut, siç kërkohej nga Seuli. Nga ana e saj, Koreja e Jugut ka rënë dakord për të larguar altoparlantët qëtransmetonin mesazhe propaganduese në vijën kufitare.