Shoferi hedh shishen plastike nga dritarja e makinës, vogëlushi “e turpëron”

Një vogëlush, vetëm një-vjeç, nga Kina ka qortuar një shofer, i cili hodhi një shishe plastike nga xhami i makinës.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet e publikuara nga Daily Mail, vogëlushi ia kthyer shishen prapa shoferit, përmes xhamit të automjetit.

Nëna e vogëlushit, e quajtur Jing Lulu, e ka zakon ta filmojë djalin e saj pasi ai sapo ka mësuar të ecë. Gruaja 34-vjeçare regjistroi incidentin rastësisht.

Sipas nënës së tij, ai mendoi se shishja i kishte rënë nga dora dhe po tentonte ta ndihmonte shoferin.

1-vjeçari jeton në qytetin e Jining në Provincën Shandong të Kinës Lindore.

Vogëlushi, sipas nënës së tij, është fëmijë kurioz dhe i sjellshëm, i cili iu ndihmon çdoherë të moshuarve.

 

 

SHKARKO APP