Shokon 18-vjeçarja, shkon në mbrëmjen e maturës në arkivol

Mbrëmja e maturës është gjithnjë një event shumë i veçantë për maturantët, të cilët përmes kësaj feste përmbyllin një etapë.

Në të gjitha vendet e botës si vajzat ashtu edhe djemtë përpiqen që atë mbrëmje të jenë të kuruar në çdo detaj lidhur me veshjen.

Por duket se një vajzë në SHBA është përfshirë më shumë seç duhet në realizimin e një ‘performance të paharrueshme’ në mbrëmjen e saj të maturës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megan Flaherty i ka lënë të gjithë pa fjalë teksa ka mbërritur në vendin ku po zhvillohej festa me një makinë funerali dhe brenda në arkivol.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përmes një video, e cila është bërë virale në internet shohim sesi ajo shoqërohej nga dy persona të cilët e ndihmuan të zbriste nga makina dhe më pas të dilte nga arkivoli.

“Më pëlqen te dukem ndryshe. E mendova  si një gjest  të trishtë, para një mbrëmje të madhe,”-u shpreh e reja për arsyen se përse kishte bërë një bërë një veprim të tillë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?