Shokon gjimnastja olimpike: Mjeku i ekipit më drogoi dhe më përdhunoi

Gjimnastja olimpike McKayla Maroney ka paditur Komitetin Olimpik të Shteteve të Bashkuara (USOC) dhe US Gymnastics pas përdhunimit nga mjeku i ekipit. Fituesja e medaljes së artë pretendon se zyrtarët në USOC e kanë detyruar të nënshkruajë një marrëveshje konfidencialiteti, pasi u mësua se ishte përdhunuar nga doktor Larry Nassar në moshën 15-vjeçare.  Ajo pretendon se USOC u përpoq ta detyronte që ta mbante të fshehtë. Një zëdhënës theksoi se komiteti nuk ishte në dijeni për marrëveshje konfidencialiteti që ishte nënshkruar. Në një letër drejtuar gjyqtarit nëna e McKayla, Erin tregoi se vajza e saj ka mendime vetëvrasëse dhe mendon që t’i japë fund jetës. “Kjo përvojë e ka shkatërruar McKayla. Ajo është shndërruar nga një atlete pozitive, e dashur, e klasit botëror në një të rritur, e cila është e dëshpëruar dhe mendon të vrasë veten. Ndonjëherë kisha frikë të hapja derën e saj të gjumit se mos e gjeja të vdekur”. Erin tregoi edhe sesi e kishte përdhunuar mjeku i ekipit vajzën e saj. “Nassar e drogoi atë, e shtriu lakuriq në një tavolinë trajnimi dhe e përdhunoi. Ishte vetëm 15-vjeç. Ajo më tha: Nënë mendova se do të vdisja”. 22-vjeçarja publikoi një deklaratë në Twitter muajin e kaluar, duke pohuar se ajo ishte keqtrajtuar për shtatë vjet, duke përfshirë edhe një ditë përpara se të fitonte medaljen e artë në Londër 2012.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?