Shokon Kina, deklaron një tjetër ”armik” krejt papritur

Sikur mos të mjaftonte tensioni gjithmonë e më i lartë me Shtetet e Bashkuara në zonën e Detit Kinez, si dhe lufta ekonomike me Uashingtonin, Pekini zyrtar ka deklaruar si “armik” një tjetër vend perëndimor, edhe pse jo aq strategjik.

Bëhet fjalë për Republikën Çeke, e cila sipas gjykimit kinez sapo ka thyer një nga tabutë e saj gjeopolitike, trajtimin e ishullit “rebel” të Tajvanit si një shtet sovran.

Kriza diplomatike mes dy vendeve filloi të dielën, kur kreu i Senatit çek, Milos Vystrcil, u prit në kryeqytetin Taipei në një vizitë zyrtare që Pekinit i tingëllon si e papranueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Jashtme Kineze flet për një “provokim të hapur” nga autoritetet e vendit të BE-së, tonet nga pala tjetër ishin më të qeta dhe me referime indirekte ndaj akuzave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?