Shokon mësuesja myslimane, ‘leksion’ burrave: Si t’i rrihni gratë me shkop
Një mësuese myslimane në Sidnej ka shokuar me deklaratën e saj se burrave të besimit islam u lejohet që të qëllojnë gratë e tyre. Burrave myslimanë u lejohet të godasin gratë e tyre nëse ato janë të pabindura dhe dhuna në familje është “bekim”, sipas femrave të degës radikale të një grupi islamik në Australi, Hizb ut-Tahrir.
Në video ajo jep dhe ‘teknikat’ se si duhet të përdoret shkopi, ndërsa nuk nguron që të godasë me shaka pjesëtarë të tjerë të panelit. “Mosbindja ndaj burrit, aktet imorale dhe tradhtia janë gjërat që meritojnë ndëshkim”, tregon Allouche. ‘Daily Mail’ shkruan se fill pas deklaratave të saj ka reaguar Ministria e Grave në Australi, e cila kritikoi mësuesen, duke shtuar se ky qëndrim është i papranueshëm në një vend demokratik si Australia.
KOHA JONË SONDAZH

