Shokon prezantuesja, shfaqet me shenja dhune në ekran (VIDEO)

Një prezantuese televizive në një televizion egjiptian ka habitur shikuesit e saj kur ka dalë në transmetim me shenja dhune në fytyrë, dhe me një mesazh lidhur me martesën dhe marëdhëniet ndërbashkëshortore.

Manal Agha filloi emisionin e saj me “dilemën” nëse do të dilte para kamerës me fytyrë të mavijosur apo jo, dhe u shpreh se të dalësh është më mirë se ta strukësh kokën nën tokë dhe të mos bësh zë.

E gjithë kjo në fund doli të jetë një fushatë ndërgjegjësimi kundër dhunës ndaj grave. Agha ishte e grimosur si e tillë, dhe mbajti një fjalim mbi mëshirën dhe mbështetjen që duhet të mbizotëroj në martesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbarë botën gratë pësojnë dhunë fizike nga bashkëshortët e tyre gjatë jetës martesore, por numri i atyre që raportojnë është dukshëm më i vogël se i atyre që i heshtin.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/ajplusenglish/videos/1062905720517601/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?