Shokon profesoresha: Koronavirusi është gjë e mirë, po “pastron” spitalet nga të moshuarit
Një pandemi nuk është asnjë herë lajm i mirë, por një ish-zyrtare e shëndetit nën Skoci nuk mendon kështu. June Andrews është shprehur se një pandemi e mundshme mund të ‘hynte goxha në punë’ për spitalet.
Edhe vetë ajo u shpreh se komentet e saj mund të tingëllojnë si të frikshme por, shtoi se janë thjesht një vlerësim i sinqertë i pasojave të një pandemie të Covid-19.
Gjatë fjalës së saj, ajo i fajësoi politikanët se i kanë lënë të moshuarit të “ngecin” nëpër spitale sepse nuk kanë hapur mjaftueshëm qendra të ofrimit të kujdesit për këtë grup-moshë.
Duke arsyetuar mendimin e saj ajo shtoi:
“Nëse jeni në krye të një shtëpie kujdesi, një pandemi është lajm i keq pasi potencialisht mund të dëmtojë biznesin tuaj si pasojë e numrit të të moshuarve që mund të heqë nga sistemi. Por, nga ana tjetër në një spital që ka 92 raste të vonuara, një pandemi mund të hyjë goxha në punë sepse spitali yt mund të punojë pasi këta njerëz do të dalin nga sistemi.”
Me pak fjalë për Andrews koronavirus po bën një “punë të mirë” duke liruar shtratet e spitaleve nga të moshuarit të cilët janë edhe grup-mosha më e rrezikuar.
Komentet e saj nuk janë pritur fare mirë nga njerëz të shumë që u janë drejtuar rrjeteve sociale për të shprehur revoltën e tyre.
Një prej komentuesve shkruante:
“Profesoresha June Andrews do të plaket edhe vetë një ditë (nëse do të jetë me fat mjaftueshëm). Vras mendjen a do të ketë të njëjtin mendim atëherë?”/abcnews.al/